INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Furtunë shkarkimesh në polici

Furtunë shkarkimesh në polici

Publikuar më: 12:58 27-04-2017

Të tjera shkarkime në polici janë firmosur sot. Ata janë drejtuesit e komisariateve të vendit dhe drejtues të lartë. Lëvizja e parë ishte ajo e disa ditëve më parë me ikjen e Ardian Çipa që u zëvendësua nga Idajet Fasko.
Nga Drejtoria e Tiranës është shkarkuar Ervin Hodaj e zëvendësohet me Ardi Veliu.
Nga Durrës ikën Perlat Çullhaj vjen Alfred Çepa dhe nga Gjirokasta Aranit Arapi zëvendësohet me Lorenc Praganika.
Ndërsa Sokol Bizhga do të emërohet në vend të Niko Brahimajt në postin e Drejtorit të Forcave Lëvizëse Operacionale. Në komisariatin e Shkodrës do shkojë Gjovalin Loka, në Elbasan do emërohet Arben Dashi.  Në Lezhë emërohet Bledar Çeliku, kurse Arben Skëndo largohet nga SHÇBA për t’u emëruar Drejtor i policisë në Korçë. Në Berat do të qëndrojë Fatmir Lleshi. Në Fier emërohet Bert Nushi. Drejtor kufiri në Korçë emërohet Arben Jocaj, Drejtor kufiri në Shkodër do të jetë Idajet Hoxha. Drejtor kufiri në Gjirokastër emërohet Manol Dhamo, në Kukës emërohet Perlat Vatoci dhe Drejtoria e Përgjithshme e kufirit i është besuar një gruaje, Aida Hajnajt.

Article Logic
Execution time: 0.0059571266174316