INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Furtunë në det, dy tragete nuk do mbërrijnë dot në kohë

Furtunë në det, dy tragete nuk do mbërrijnë dot në kohë

Publikuar më: 16:31 07-01-2019

Moti i keq po ndikon dhe për udhëtimet përmes detit. Dy tragetet e linjës Bari-Durrës do të mbërrijnë me disa orë vonesë për shkak të detit të trazuar dhe të erës së fortë.

Qendra e Informacionit në APD, bënë të ditur se era me drejtim nga veri-lindja dhe me shpejtësi rreth 45 km/orë ka shkaktuar vonesa në lundrimin e trageteve ‘Prince’ dhe ‘AF Francesca’ nga Bari drejt Durrësit.
Trageti ‘Prince’ që duhet të mbërriten paradite pritet të mbërrijë në Durrës në drekë, ndërsa trageti ‘AF Francesca’ parashikohet të jetë në port rreth orës 16.00.
Era e fortë në pjesën jugore të Adriatikut në javët e fundit ka krijuar disa herë vonesa gjatë lundrimit të trageteve drejt Durrësit dhe anasjelltas.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215