INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fuga sqaron Lesin: Policia iu përgjigj denoncimit të qytetarëve, ndërhyrja s'kishte lidhje me politikën

Fuga sqaron Lesin: Policia iu përgjigj denoncimit të qytetarëve, ndërhyrja s'kishte lidhje me politikën

Publikuar më: 15:37 29-08-2017

Ka reaguar drejtori i komunikimit të ministrave, Endri Fuga pas deklaratave që botuesi i gazetës "Koha Jonë", Nikollë Lesi, që qeveria po e sulmon për shkak të lajmeve kritike ndaj qeverisjes.
Fuga sqaron se ndërhyrja ka ndodhur pasi disa banorë e kanë denoncuar gazetës sepse po ndërton disa shkallë emergjence.
Reagimi i drejtorit erdhi nëpërmjet disa postumeve në rrjetin social twitter.
Ditën e sotme policia e Tiranës bëri disa kontrolle pranë zyrave të gazetës dhe shoqëroi Lesin për disa sqarime, të cilin më vonë e la të lirë.

”Policia i pergjigjet denoncimit te banoreve per ndertimin e shkalleve ne pallatin ku banon botuesi i @kohajone. Alarmi i Nikolles=palidhje?. Ndertimi i shkalles se emergjences per nje biznes ne ambientet e dhena me qera nga botuesi. Pas verifikimit, puna vazhdon.“, shkruan Fuga

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611