INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FSHF reagon ndaj akuzave të Xherdan Shaqirit: Profil fals!

FSHF reagon ndaj akuzave të Xherdan Shaqirit: Profil fals!

Publikuar më: 12:04 13-06-2016

Menjëherë pas ndeshjes kundër Zvicrës, në të cilën u cilësua se kombëtarja jonë u mposht nga vëlliezërit e saj shqiptarë, është rindezur në mediat online çështja e shqipëtarëve që nuk luajtën për skuadrën kuq e zi.

Dhe kjo gjë nëpërmjet një prej shqiptarëve më në zë dhe më të talentuar të kombëtares helvete, sulmuesi Xherdan Shaqiri. Mediat online kanë ripublikuar një status të afërsisht dy viteve më parë kur ai akuzonte specifikisht Armando Dukën se i kishte kërkuar 100 mijë euro për të luajtur me Shqipërinë. Sipas këtij profili e njëjta gjë ka ndodhur edhe për Valon Behramin dhe Granit Xhakën, të cilët sot vendosin fatet e Zvicrës. Nuk ka vonuar as përgjigja e Federatës Shqiptare të Futbollit në një deklaratë zyrtare nëpërmjet rrjeteve sociale. Ata thonë se profili është falso ndërsa statusi është i rreme dhe nuk mund t’i atribuohen Xherdan Shaqirit. Sipas tyre gjithçka bëjnë këto lajme është thjesht të dëmtojnë imazhin e FSHF në një “moment  fantastik të historisë së futbollit tonë”. Në deklaratën e gjatë ata theksojnë në veçanti politikën e federatës për përzgjedhjen e lojtarëve : “Dyer të hapura për këdo sipas meritës!”.

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098