INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fruthi alarmon Italinë. Qindra raste vetëm në Prill, 5 herë më shumë se para 1 viti

Fruthi alarmon Italinë. Qindra raste vetëm në Prill, 5 herë më shumë se para 1 viti

Publikuar më: 13:22 04-05-2017

Italia është në alarm për përhapjen e sëmundjes së fruthit në vend. Të dhënat shqetësuese për fruthin janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Instituti i Shëndetit Publik (ISS). Në prill të vitit 2017, në Itali janë regjistruar 385, pesë herë më shumë krahasuar me të njëjtën muaj të vitit 2016. Janë 1.920 infeksione të regjistruara që nga fillimi i vitit 2017. Nga rastet e regjistruara muajin e kaluar një e treta raportohet se pati të paktën një komplikacion të tillë si diare, pneumoni, infeksion të veshit, hepatit, shqetësim respirator, rënie të trombociteve, encefalit dhe krizë. 40% janë hospitalizuar, ndërsa 15% janë drejtuar në dhomën e urgjencës. Nga 24 deri më 30 prill kanë qenë 29 raste të regjistruara të infeksionit. Mosha mesatare e rasteve është 27 vjeç, shumica  e rasteve 73% është raportuar tek njerëzit mbi moshën jo më shumë se 15 vjet. Në 120 raste pacientët ishin jo më shumë se 1 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0035400390625