INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frikë për luftë, Koreja e Veriut lëshon 5 raketa në bregun lindor!

Frikë për luftë, Koreja e Veriut lëshon 5 raketa në bregun lindor!

Publikuar më: 12:17 21-03-2016

Koreja e Veriut ka hedhur pesë raketa me rreze veprimi të shkurtër në bregun lindor të saj. Në këtë mënyrë ajo vazhdon të provokojë fqinjët e saj.

Sipas medieve vendase, ky veprim mund të shihet si provokim i rëndë ushtarak nga ana e Japonisë dhe Koresë së Jugut. Kjo nuk është hera e parë që Koreja e Veriut provokon fqinjët e saj duke testuar raketat apo teknologjitë e saj ushtarake.

Ndërkohë, mësohet se vendi më i izoluar në botë i lëshoi raketat ditën e sotme. Ato fluturuan për 200 km dhe më pas ranë në bregun e saj lindor.

Article Logic
Execution time: 0.0035178661346436