INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frika nga terrorizmi, njerëzit mendojnë se do vdesin nga sulmet terroriste dhe jo nga kanceri

Frika nga terrorizmi, njerëzit mendojnë se do vdesin nga sulmet terroriste dhe jo nga kanceri

Publikuar më: 16:11 23-04-2018

Nga cili shkak frikësohen më së shumti njerëzit se mund ti sjell fundin e jetës?

Kjo ka qenë pyetja mbi të cilën shkencëtarët e universitetit te Kalifornisë realizuan një studim.

Të dhënat treguan se njerëzit i tremben më shumë shkaqeve të panjohura dhe shumë pak të përhapura në shoqëri.

Për shembull në vitet e para të studimit pavarësisht se vdekjet nga zemra dhe kanceri ishin shumë të rralla njerëzit i frikësoheshin më shumë këtij shkaku, shkruan intv.al

Ndërsa në ditët e sotme ku këto sëmundje janë përhapur në masw, njerëzit e kanë zhvendosur frikën e tyre tek terrorizmi.

Konkretisht të përkthyer në shifra përgjatë 2016, 52% e vdekjeve në Amerikë erdhën nga sëmundjet e zemrës dhe kancerit. Por kjo nuk ndikoj në rritjen e frikës ndaj këtij fenomeni.

Ndërkohe pavarësisht se në krahasim me 1.2 milionë njerëz që vdiqën nga kanceri më pak se 100 persona humbën jetën nga terrorizmi, por kjo solli një rritje të frikës nga ky faktorë.

Përgjatë 2016, 7.2% e amerikaneve frikësoheshin se do vdisnin si pasojë e sulmeve terroriste.

Studimin i ekspertëve i bazuan në analizimin e shkaqeve kryesore të vdekjes në SHBA duke përpiluar një listë me 10 shkaqet kryesore të fundit të jetës dhe në kërkimet që bëheshin në Google rreth Vdekjes.
Hulumtimi u shtri në një periudhë 17 vjeçare, nga viti 1999 deri ne 2016./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102