INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Francë “fshihen” emigrantët, pastrohet “Xhungla”

Francë “fshihen” emigrantët, pastrohet “Xhungla”

Publikuar më: 18:58 26-10-2016

Pas nisjes së punës për të ashtuquajturin “Muri i Madh i Kalais”, rreth 4 metra i lartë, mur që synon të ndalojë refugjatët që të hipin në makina apo kamionë për të shkuar në Angli, autoritetet franceze kanë përfunduar një operacion të rëndësishëm. Bëhet fjalë për lëvizjen e disa mijëra emigrantëve nga kampi i refugjatëve në Kalais, i njohur ndryshe si “Xhungla”.

Është prefektja e komunës pranë kampit, Fabienne Buçio ajo që deklaroi lidhur me operacionin që nisi ditën e hënë se “misioni u krye”. Njoftimi vjen pak orë pasi në ambjentet e kampit janë shuar zjarret që e përfshinë, të cilat u vunë gjatë natës dhe mëngjesit të së mërkurës.

Njoftimi vjen pak orë pasi në ambjentet e kampit janë shuar zjarret që e përfshinë, të cilat u vunë gjatë natës dhe mëngjesit të së mërkurës.

Operacioni, sipas zyrtarëve, u krye më shpejt nga sa pritej. “Xhungla u mbyll. Misioni ynë përfundoi, nuk ka më emigrantë në kamp”, deklaroi prefektja Buçio.

Deri tani, 4.404 emigrantë janë dërguar në qendra të ndryshme pritëse në mbarë vendin. Emigrantë të moshës së mitur, të cilët janë të pashoqëruar po vendosen në qendra të përkohshme të ngritura nga konteinerë të konvertuar. Nga numërimet rezulton se ata janë rreth 1.200 njësi.  Kampi në Kale ishte kthyer në simbolin e krizës migratore që përfshiu Europën, me banorët e tij që synonin të arrinin në Mbretërinë e Bashkuar.

Që nga fillimi i javës autoritetet franceze filluan transferimin e tyre në streha dhe qendra të tjera, ku ata do të mund të bëjnë kërkesë për azil. Megjithatë, edhe pse operacioni ka përfunduar, autoritetet lokale deklarojnë se njësi policore janë ende të pranishme në kamp.

Article Logic
Execution time: 0.003277063369751