INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fotoja e Sarës me strija bëri namin në rrjet dhe vjehrra e saj ka dy fjalë për t'i thënë! [FOTO]

Fotoja e Sarës me strija bëri namin në rrjet dhe vjehrra e saj ka dy fjalë për t'i thënë! [FOTO]

Publikuar më: 17:29 05-08-2020

Çifti shumë i dashur për publikun, Ledri Vula dhe Sara Hoxha konfirmuan para pak ditësh se do të bëhen prindër për herë të parë. Sara është në pritje të ëmbël dhe dyshja do të bëhen me vajzë.

Ditën e djeshme partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha publikoi një foto në instastory aty ku shfaqet e shtrirë në plazh, duke shijuar panoramën e detit me një gotë kapuçino.

Por ajo u vu re në foton e publikuar në Instastory, ishin strijat në pjesën anësorë të kofshëve, që ajo nuk u mundua aspak t’i mbulonte.

Sara na bëri me dije se në fakt nuk janë problem i shtatzënisë por janë si pasojë e lëkundjeve të mëdha të peshës në adoleshencë.

Ndërsa sot, ajo ka ndarë në Instagram mesazhin suportues që i ka dërguar mamaja e Ledrit, Xheraldina:

“Ti duaje trupin tënd ashtu siç është, me strija, pa strija, me çkado që është se është i vetmi që ke dhe është i bukur ashtu si është. Strijat janë gjë normale, bile e bukur se ato strija flasin për jetë e jo për një ngulfatje dëshirash e ngulfatje oreksi në kohë të caktuara. Të don nini ty shumë.”

20200804_192810-525x1024-1.jpg

Ky mesazh na tregon dhe një herë marrëdhënien e bukur që kanë ato të dyja.

Article Logic
Execution time: 0.0034511089324951