INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Foshnja lind në avion, kompania i siguron udhëtime falas për gjithë jetën

Foshnja lind në avion, kompania i siguron udhëtime falas për gjithë jetën

Publikuar më: 14:20 09-09-2016

Një foshnjë e porsalindur ka fituar për gjithë jetën fluturime falas me avion nga kompania ajrore “Buraq Air”, pasi nëna e tij e lindi muajin e kaluar në bordin e avionit të kësaj kompanie.

Linja ajrore e bëri publik këtë lajm në faqen e saj zyrtare në ''Facebook''.

''CNN-i'' shkruan se nëna e foshnjës po udhëtonte nga Libia në Nigeri, pasi kishte gjetur një punë atje.

Por, gjatë fluturimit nisën komplikimet dhe foshnja erdhi në jetë me ndihmën e ekuipazhit të kabinës. Nëna e quajti djalin Abdul Basit, në nder të kapitenit të aeroplanit.

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387