INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fortnite, opsione të reja vijnë për mobile

Fortnite, opsione të reja vijnë për mobile

Publikuar më: 17:23 29-11-2018

Epic Games ka përditësuar Fortnite për të siguruar gameplay më të mirë për përdoruesit që e përdorin atë nga iPhone. Me përditësimin më të fundit të Fortnite Mobile, ju mund të luani 60fps në iPhone Xs, iPhone Xs Max dhe iPhone Xr.

Instagram Banner

Ky përditësim do të lejojë që të gjithë ata që kanë iPhone Xs, iPhone Xs Max dhe iPhone Xr të luajnë Fortnite me shpejtësinë më të lartë të mundshme në një pajisje mobile. Ky tipar i ri ekskluziv për smartphones më të fundit të Apple nuk u njoftua nga Epic Games gjatë paraqitjes së përditësimit më të fundit Fortnite 6.31, por u bë zyrtar pikërisht nga Epic Games në logarinë zyrtare të Twitter. Disa përdorues, nga iPhone X dhe top rangut të Android, janë ankuar duke u kërkuar zhvilluesve të njëjtën shpejtësi në lojë. Por tani 60 fps do të mbetet ekskluzive për iPhone të 2018.
©insmart.al

Article Logic
Execution time: 0.0038979053497314