INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Formula e re e Kokëdhimës për zgjedhjet e deputetëve

Formula e re e Kokëdhimës për zgjedhjet e deputetëve

Publikuar më: 13:55 06-12-2016

Ish deputeti, Koço Kokëdhima ka prezantuar një formulë të re për zgjedhjet që e ka quajtur Primareve. Ai e ka prezantuar tek socialistët e Vlorës dhe ka bërë e sqarimet.
Sipas tij duhet që anëtarësia e partisë të votojë kandidatët e propozuar për deputet dhe ti hiqet kjo kompetencën direkte kryetarit për të zgjedhur ata që ai ka qejf apo eliminuar ata që nuk pëlqen.
Kokëdhima tha: “Sot ne do prezantojmё draftin e parё tё njё projekti tё zgjedhjeve paraprake tё kandidatёve pёr deputetё, ose tё Primareve nё Partinё Socialiste. Askush nё Shqipёri nuk ёshtё i kёnaqur me cilёsinё e deputetёve nё parlament. Unё kam njohur mjaft kolegё tё nderuar, burra dhe gra tё respektuar, nё grupin parlamentar tё Partisё Socialiste. Por po ashtu jam shumё i sigurtё se, nё Parlamentin Shqiptar, ka deputetё qё nuk do tё duhesh tё ishin dhe nuk do mund tё zgjidheshin kurrё, n.q.s. do tё kishim njё sistem demokratik tё zgjedhjeve paraprake me votёn e anёtarёsisё sё partisё. Deputetёt shpesh herё e kanё zhgёnjyer elektoratin tonё me sjelljet, qёndrimet dhe punёn e tyre”.
Koço Kokëdhima theksoi se nё kёtё mёnyrё duhet tё kenё mundёsinё tё konkurojnё edhe ata qё s’kanё para, edhe ata qё s’janё tё pёrfshirё nё politikё e nё aferat e partive, siç janё njerёzit qё vijnё nga shoqёria civile.
Por për të arritur në këtë garë kandidatët do të duhet të mbledhin 5 mijë firma të anëtarësisë.
Kokëdhima me këto fjalë indirekt ka dhënë dhe një përgjigje për politikanët e majtë që kanë kërkuar largimin e tij nga PS: “Askush nuk mund tё na pengojё. Nuk do tё ikim askund. Jemi nё tё drejtёn tonё. Kryetarёt e partive nuk janё pronarёt e Shqipёrisё. Nuk janё as pronarёt e partive. Populli ёshtё i lodhur e i raskapitur vёrtet, por kur ai dhe rinia e tij vendos tё ngrihet pёr tё drejtat e veta, s’ka fuqi qё e ndalon”.

Article Logic
Execution time: 0.002230167388916