INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

FNM infrastruktura në Shqipëri me cilësi të dobët[VIDEO]

Publikuar më: 16:32 25-07-2017

Jemi të parafundit në botë në lidhje me cilësinë e dobët të infrastrukturës edhe pse paguajmë miliarda euro për investime publike.
Në këtë konkluzion ka arritur Fondi Monetar Ndërkombëtar. Sipas FMN, për periudhën 2005-2016, qeveritë shqiptare kanë shpenzuar çdo vit mesatarisht 5.5% të prodhimit të brendshëm bruto për vepra publike, kryesisht rrugë, porte dhe segmente të tjera të infrastrukturës. Kjo e rendit Shqipërinë në 5 vendet me nivelin më të lartë të shpenzimeve kapitale.
Mes 40 shteteve të marra në shqyrtim, Shqipëria është vendi i dytë me infrastrukturën me të dobët duke lënë pas vetëm Ruandën. Të gjitha ekonomitë e tjera, përfshirë ato të ngjashme të rajonit, si Maqedonia apo dhe gjithë të tjerat kanë rrugë, porte, hekurudha dhe infrastrukturë energjetike më të mirë edhe pse shpenzojnë më pak.
Shkak thotë FMN është moseficenca e investimeve. Sipas raportit, Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve me eficencë të ulët të investimeve.

Article Logic
Execution time: 0.0033619403839111