INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fluks i madh pushuesish nga Kosova. 11 mijë persona kaluan Doganën e Morinës

Fluks i madh pushuesish nga Kosova. 11 mijë persona kaluan Doganën e Morinës

Publikuar më: 11:43 05-08-2017

Numri i pushuesve që nisen nga Kosova drejt Shqipërisë duket se ka arritur kulmin. Piku i fluksit arriti në orën 4 të mëngjesit duke regjistruar numrin më të lartë të mjeteve e qytetarëve që kanë hyrë në Shqipëri për këtë sezon. Deri në oren 7 të mëngjesit të kësaj të shtune, ky numër kaloi shifrat e 11 mijë qytetarëve, mijëra autovetura e dhjetëra autobusë të shoqërive turistike. Pika kufitare edhe pse me gjashtë sportele u desh të punonte me procedurë të përshpejtuar. Trau i doganës qëndroi i ngritur duke punuar vetëm për drejtimin e trafikut për shkak të fluksit të lartë radhët e të cilave u panë deri në fshatin Vërnicë të Kosovës.

Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264