INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flori sapo na njohu me vajzën së cilës i thotë “Të dua”, pas tij reagon Liberta [VIDEO]

Flori sapo na njohu me vajzën së cilës i thotë “Të dua”, pas tij reagon Liberta [VIDEO]

Publikuar më: 12:56 08-07-2017

Pas ndarjes nga Elvana, Flori Mumajesi u përfol se ishte në një lidhje me moderatoren kosovare, Liberta Spahiu.

Edhe pse as producenti as vetë moderatorja nuk kanë pohuar as mohuar asgjë, persona pranë tyre vërtetojnë se të dy po përjetojnë një romancë. Por ja që Flori mbrëmjen e kaluar na çuditi me postimin e tij. Më saktë, me atë që kishte shkruar mbi postim. Teksa ka publikuar këngën e re të Dua Lipas “New Rules”, producenti shkruan “My loveeee (dashuria ime)” duke i bërë tag edhe emrin këngëtares.  

Vetëm pak orë më pas edhe Liberta ka bërë të njëjtën gjë, duke postuar këngën e Dua-së në Instastorien e saj dhe duke shprehur pëlqimin maksimal ndaj saj. Ngjan si një mesazh i koduar mes tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040748119354248