INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flori Mumajesi sulmon hapur Libertën?! [FOTO]

Flori Mumajesi sulmon hapur Libertën?! [FOTO]

Publikuar më: 15:09 20-08-2017

Kjo foto nuk le vend për dyshime!

Ata janë përfolur prej kohësh se janë në një lidhje me njëri-tjetrin, por Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu nuk e kanë pranuar hapur deri më tani. Por fotoja e fundit që artisti i njohur ka postuar në Instagram e rikthen sërish vëmendjen tek dyshja. Gazetta Express shkruan se ky postim është një “thumbim i keq” për Libertën, dhe jo një postim i çfarëdoshëm. Në foto shfaqen Flori dhe mikun e tij Dj Vicky, i cili rreth qafës ka vendosur një komardare rozë fëmijësh në formën e një flamingoje. Deri këtu gjithçka ok pasi dyshja simpatike na ka mësuar me postimet e shumta ku ngacmojnë dhe bëjnë shaka me njëri-tjetrin. Por Flori vendosi këtë mbishkrim për foton: “MODA FUNIT….ANANASI @vikkraja më në fund realizoi ëndrrën e tij për ta bërë një foto si të gjithë me një FLAMINGO, rosakun, mjelmën, patën ça është ajo gjëja që po dalin të gjithë në foto????” Dhe rastis që pak kohë më parë edhe Liberta të ketë postuar një foto me...një flamingo rozë! Ta ketë personale me Libertën Flori, apo ajo thjesht është pjesë e stereotipit të cilin artisti i shumë hiteve ka ngacmuar?

fliberta.jpg

liberta.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004054069519043