INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flori ''i shkoi te dera'' dhe është fiksuar me Bebe Rexhën, por Enca ka dy fjalë për të në foton që ''çmendi'' rrjetin! [FOTO]

Flori ''i shkoi te dera'' dhe është fiksuar me Bebe Rexhën, por Enca ka dy fjalë për të në foton që ''çmendi'' rrjetin! [FOTO]

Publikuar më: 19:20 06-01-2019

Para pak ditësh Flori Mumajesi u bë kryefjala e mediave rozë pasi u shpreh hapur se donte të ishte burri që këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Bebe Rexha po kërkon. Ai zbuloi përmes një postimi në Instastory se i kishte replikuar asaj duke i shkruar me humor: “Tak tak…Hape derën, jam unë burri <3. Më shpejt se kaq nuk vija dot”.

Ps këtij mesazhi kaq të ëmbël nga Flori mezi po prisnim përgjigjen e Bebes, e cila duket se ka vendosur të mos i përgjigjet. Këtë e ka treguar vetë kantautori i njohur përmes një tjetër postimi në Instagram ku ka zbuluar se ajo i’a ka lënë ‘seen’.

Por siç duket jo vetëm Flori është “fiksuar” me Bebe Rexhën. Së fundmi këngëtarja ka publikuar një foto ku tregon të pasmet e saj bombastike dhe në mesin e shumë komenteve, nuk ka munguar as ai i Encës, e cila i tha se e pëlqen atë imazh.

“Më pëlqen”, ka shkruar Enca, e cila ka treguar edhe një herë simpatinë për Bebe Rexhën.

meik.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034909248352051