INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Florence', paralajmërime për katastrofa/ Ngjarje 1000 vjeçare  [VIDEO]

'Florence', paralajmërime për katastrofa/ Ngjarje 1000 vjeçare [VIDEO]

Publikuar më: 08:56 15-09-2018

Parashikuesit e motit paralajmërojnë për rrezikun e përmbytjeve të rrezikshme për jetën në pjesë të Karolinës Veriore dhe Jugore, dhe Virxhinia, nga stuhia ‘Florence’. "Pritet që Florence të hedhë 18 trilionë litra ujëra shiu në tokën e SHBA", shkroi meteorologu Ryan Maue në twitter.
Pesë vdekje kanë qenë të lidhura me stuhinë dhe mijëra njerëz kanë qëndruar në disa qendra strehimi emergjente. Paralajmërimet për evakuim u bënë për 1,7 milionë njerëz në rajon. Pothuajse 800,000 njerëz raportohen të jenë pa energji tashmë në Karolinën e Veriut dhe zyrtarët kanë paralajmëruar se rikthimi i energjisë elektrike mund të marrë ditë ose javë të tëra.
"Përmbytjet katastrofike të ujit që vjen" pritet në të dy pjesët e Carolinave, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve. Disa zona të Karolinës së Veriut kanë parë tashmë rritje të larta deri në 10 metra të ujit në disa vende.
Guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper, tha se stuhia ka gjasa të "vazhdojë me sulme të dhunshme për disa ditë" dhe e përshkroi ashpërsinë e rënies si një "ngjarje 1000 vjeçare".

 

Article Logic
Execution time: 0.0041749477386475