INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flor Binaj: Jam aq pozitiv si tip saqë dola pozitiv me ‘Covid-19’…

Flor Binaj: Jam aq pozitiv si tip saqë dola pozitiv me ‘Covid-19’…

Publikuar më: 21:32 18-06-2020

Aktori i njohur i ‘Portokalli’ ka konfirmuar lajmin se është i infektuar me ‘Covid-19’ duke shtuar se ndihet shumë mirë fizikisht dhe nuk ka asnjë problem të theksuar shëndetësor.

“Jam aq pozitiv si tip saqë dola pozitiv edhe me Covid 19. Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha pas një testimi rutinë, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid 19. U vetizolova që para testimit dhe do qëndroj në izolim si gjithë të tjerët deri në përfundim të karantinë. Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe asnjë shqetësim dhe gëzoj shëndet të plotë. Mendoja t’jua them vetë të vërtetën se sa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janë të gatshëm të shkruajnë çdo gjë. Më vjen keq që do mungoj këto dy javët e fundit të sezonit të portokallisë, por s’kam ç’bëj dhe për të gjithë ata që më pyesin: Ku e more?- i them, mora në Gjermani, por km i ka origjinale të vetat. Shëndet të gjithëve”, ka shkruar Binaj në postimin e disa minutave më parë në llogarinë e tij.

Miqtë dhe ndjekësit e aktorit kanë lënë menjëherë një sërë komentesh duke i uruar shërim të shpejtë e ta kalojë sa më lehtë këtë situatë.

E5A74DFD-B7AC-4D0A-BDBE-406C4D30D4BB-600x562.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039260387420654