INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flokë të shëndetshëm? Konsumoni këto ushqime!

Flokë të shëndetshëm? Konsumoni këto ushqime!

Publikuar më: 13:30 16-03-2017

Flokët janë një tipar dallues i bukurisë...


Kur vjen puna tek flokët, nuk janë të rëndësishme vetëm produktet që vendosi në to, ka vlerë edhe ajo që konsumoni. “Si çdo pjesë tjetër e trupit, qelizat dhe proçeset që sigurojnë flokë të fortë dhe të shëndetshëm varen nga një dietë e balancuar ushqimore”-thotë dietologia Lisa Drayer, autore e njohur.
Sigurisht që në flokët tuaj ndikojnë shumë faktorë të tjerë si pirja e duhanit, çrregullimet hormonale dhe mungesa e gjumit, por nëse ushqeheni me një dietë të balancuar, të pasur me proteina dhe me ushqime të shumëllojshme, do ti jepni flokëve ndryshimin që iu nevojitet. Ja cilat janë 10 ushqime, të cilat ndihmojnë në pasjen e flokëve të bukur.

1. Salmoni
Salmoni, përveçse është i pasur me proteina dhe vitaminë D (të njohura si çelësi i flokëve të fortë), përmban edhe acide yndyrore Omega 3. Këto acide gjenden edhe në membranat e lëkurës së skalpit dhe kanë funksion hidratimin e skalpit dhe flokëve.
Mundësi të tjera: nëse nuk ju pëlqen salmoni, mund ti merrni acidet yndyrore nga peshq si harenga, sardelet, trofta dhe skumbria, si edhe nga avokado, farat e kungullit dhe arrat.

2. Arrat
Janë shumë të pasura në Omega 3. Gjithashtu janë të pasura me biotinë dhe vitaminë E, që mbrojnë ADN-në e qelizave nga dëmtimet. Kjo është shumë e rendësishme në kujdesin kundër diellit. Arrat kanë gjithashtu bakër, mineral që i mbanjnë flokët të shndritshëm.
Mundësi të tjera: Përdoreni vajin e arrave në sallatë.

3. Midhjet
Midhjet janë të pasura në zink, mungesa e të cilit shkakton rënie flokësh (madje edhe qerpikësh) dhe skalp të thatë. Por ato zotërojnë edhe proteina, mungesa e të cilave nuk e lejon trupin të zëvendësojë rënien e natyrshme të flokëve.
Mundësi të tjera: Arra, mish lope, vezë.

4. Patatet e ëmbla
Patatet e ëmbla janë burim i mirë i antioksidantëve Beta Karoten, të cilat trupi i kthen në vitaminë A. Asnjë qelizë nuk funksionon pa vitaminë A. Mungesa e saj çon në prodhimin e zbokthit, pasi skalpi ngelet pa vajërat hidratues.
Mundësi të tjera: Karrotat, mango, kungulli dhe kajsitë janë burime të mira të Beta karotenit.

5. Vezët
Si një burim i mirë proteinash, vezët janë të bombarduara me katër minerale kyçe: zinku, seleni, squfuri dhe hekuri. Hekuri është veçanërisht i rëndësishëm sepse ndihmon transportin e oksigjenit në folikulat e flokëve. Mungesa e hekurit (anemia) shkakton rënie flokësh (më tepër te gratë).
Mundësi të tjera: Hekurin e gjejmë tek mishi i pulës, peshku, mishi i derrit dhe bifteku.

6. Spinaqi
Hekuri, Beta karoteni dhe vitamina C që ndodhen te spinaqi i mbajnë gjëndrat e flokut të shëndetshme dhe skalpin e hidratuar.
Mundësi të tjera: Përdorni perime me gjethe të errëta si brokoli.

7. Thjerrëzat
Të vogla, por të fuqishme, këto bishtaja të pasura me proteina, zink dhe biotinë janë ushqim i përsosur.
Mundësi të tjera: Shtoni bathë të llojeve të ndryshme gatimeve tuaja.

8. Kosi grek
Kosi grek përmban sasi të vogla yndyre dhe është i pasur me proteina që ndihmojnë flokët, vitaminë B5 dhe vitaminë D. Ekziston një lidhje midis vitaminës D dhe gjëndrave të shëndetshme të flokut, por mekanizmi nuk është ende i qartë.
Mundësi të tjera: Qumështi i skremuar, djathi me pak yndyrë.

9. Boronicat
Janë burimi kryesor i vitaminës C, që luan rol të rëndësishëm për qarkullimin e gjakut në skalp. Vitamina C e pakët në dietën ushqimore, çon në thyerje të fijeve të flokut.

10. Mishi i pulës
Mishi i pulës është i pasur me proteina, zink, hekur dhe vitamina B që i mbajnë fijet e flokut të forta. Meqënëse floku vetë ndërtohet nga proteinat, ushqimet e pasura në proteina ju ndihmojnë të keni flokë të shëndetshëm.
Mundësi të tjera: Bifteku pa dhjamë është burim i mirë proteinash.

Article Logic
Execution time: 0.0035331249237061