INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flitet si i dashuri i saj, reperi i famshëm e quan LOREDANËN ashtu siç çdo femër do donte! [FOTO]

Flitet si i dashuri i saj, reperi i famshëm e quan LOREDANËN ashtu siç çdo femër do donte! [FOTO]

Publikuar më: 15:05 08-02-2020

Reperi gjerman Zuna është përfolur së fundmi për një lidhje me këngëtaren Loredana. Ata të dy u kapën mat fillimisht gjatë një udhëtimi në avion, ku koka e një femre bionde që ishte identike si Loredana shfaqet e mbështetur në prehërin e reperit.

Më pas Loredana si padashje zbuloi që ndodhej në makinë me Zunën duke postuar një foto ku veç makinës dalloheshin edhe pantallonat e një mashkulli. Me të njëjtat pantallona dhe në të njëjtën makinë pozoi pak minuta më vonë edhe vetë reperi, një foto që e postoi në instagramin e tij.

Kaq mjaftoi që të nisnin aludimet e para për një lidhje mes tyre, por që ende nuk e dimë nëse është e vërtetë. Ajo çfarë na bëri përshtypje në fakt është një ripostim i reperit Zuna të një videoje ku shfaqet Loredana që këndon këngën e tij.

Këtë video Zuna e ka shoqëruar me flakë dhe me një kurorë, çka nënkupton se Loredana për të është një mbretëreshë.

minet.png

Article Logic
Execution time: 0.0040209293365479