INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Flija në karrige'! Bes Kallaku tregon fillimet e karrierës, por gjesti i Agron Llakës ndaj tij do ju emocionojë [VIDEO]

'Flija në karrige'! Bes Kallaku tregon fillimet e karrierës, por gjesti i Agron Llakës ndaj tij do ju emocionojë [VIDEO]

Publikuar më: 14:58 24-06-2019

Bes Kallaku është një ndër humoristët më të suksesshëm dhe më të dashur për publikun shqiptar, po ashtu dhe një moderator i shkëlqyer i emisionit të tij.

Së fundmi, aktori ka qenë i ftuar në “Late Night Show” ku ka rrëfyer historinë e karrierës së tij që nga fillimi i saj e deri më sot ku tashmë është një ndër humoristët më të famshëm në Shqipëri.

Ai e ka nisur karrierën e tij në një moshë shumë të vogël i cili udhëtonte nga Bubqi për në Tiranë për të marr pjesë në spektaklin Portokalli.

Besi ka zbuluar se në fillimet e tij ai flinte në karrige dhe moderatori i asaj kohe i Portokallisë ka qenë Agron Llakaj, i cili ka qenë i pari që e ka ndihmuar në çdo gjë që ka pasur nevojë.

“Nuk e kam thënë kurrë, por ja vlen ta them që Agron Llakaj ka qenë një nga ata që ka kontribuar jashtëzakonisht shumë për mua. Nuk dua ta bëj bajat fare, por në fillimet e mia flija në karrige. Agron Llakaj ka qenë personi që më hapi derën e shtëpisë dhe më tha hajde fli tek shtëpia ime”- është shprehur Besi i emocionuar në emision.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030348300933838