INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet psikologu/ Ja ç'do të thotë nëse shihni në ëndërr sikur bëni SEKS me shefin apo ish-in e gjimnazit

Flet psikologu/ Ja ç'do të thotë nëse shihni në ëndërr sikur bëni SEKS me shefin apo ish-in e gjimnazit

Publikuar më: 00:32 26-12-2018

Nuk ka rëndësi nëse jeni single apo në çift, keni jetë seksuale aktive ose "ç’deshe që e hape këtë temë", kur bëhet fjalë për ëndrrat mund t’i lejoni vetes gjithçka. Si për shembull seks me mikun tuaj të ngushtë, shefin apo edhe ish-in e gjimnazit. Sipas psikologut Lauri Loewenberg, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi ëndrrat me përmbajtje erotike janë impulse krejt të zakonshme dhe normale. Le të zbërthejmë së bashku kuptimet e tyre.

1. Seks me dashurinë tuaj të parë: N.q.s keni parë së fundmi një ëndërr me ish-in tuaj të ‘’vjetër’’ (jo në moshë, por në kohë) nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nuk do të thotë se mendoni për të apo doni të keni sërish diçka bashkë. Sipas Loewenberg, këto ëndrra lidhen më së shumti me atë periudhë të jetës ku ndiheshit më i, e gjallë, pasionant /pasionante etj.

2. Seks me një të panjohur: Po sikur t’ju themi që ka pafund njerëz që kanë provuar seksin më të mirë të jetës së tyre me një të panjohur? Në këtë rast vlen të thuhet shprehja ‘’Ëndrra janë, bëjnë vaki edhe dalin’’. Kjo lloj ëndrre nuk lidhet me dëshirën, herë të pandërgjegjshme për të gjetur dikë, por me veten. Partneri misterioz simbolizon veten tuaj, aspekte të panjohura që duhet t’i zbuloni dhe t’i përdorni.

3. Seks me një njeri që e urreni: Sipas Loewenberg, seksi me një njeri që e keni antipati ose e urreni është një thirrje e brendshme për t’u rilidhur me atë njeri, për të rivendosur komunikimin dhe marrëdhënien e humbur. Në përgjithësi këto lloj ëndrrash përfshijnë skena paksa agresive, kështu që mos u trembni nga ajo që shihni.

4. Seks me nje koleg/kolege nga zyra: Ndoshta gjatë ditës mund të ziheni për përgjegjësitë që keni, por kur vjen nata dhe perdet mbyllen, kolegu/kolegia që keni përballë mund t’ju ofrojë seksin me të mirë të jetës suaj. Psikologia Loewenberg e shpjegon këtë ëndërr si thirrje për bashkëpunim, i cili në këtë rast tejkalon kufirin e profesionit. Ndërsa seksi me shefin, shefen është dëshirë për pushtet dhe para.

5. Seks në publik: Shpeshherë, ajo që mbajmë mend nga një ëndërr nuk është personi me të cilin jeni, por vendi ku ndodheni. Seksi në ambient publik dhe nën sytë e të tjerëve tregon dëshirën tuaj për të qenë dominonte dhe në qendër të vëmendjes.

Article Logic
Execution time: 0.003978967666626