INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet menaxheri i Taynas: Ja kur publikohet bashkëpunimi MEGAHIT me Mozzik dhe në çfarë gjuhe do të jetë! [FOTO]

Flet menaxheri i Taynas: Ja kur publikohet bashkëpunimi MEGAHIT me Mozzik dhe në çfarë gjuhe do të jetë! [FOTO]

Publikuar më: 22:25 14-01-2020

Prej disa kohësh po aludohej se dy reperët më në zë të momentit, Mozzik dhe Tayna, po sjellin bashkëpunimin e tyre të parë.

Vetëm ditën e djeshme, dy reperët i konfirmuan vetë këto lajme, duke zbuluar se kënga e tyre e re do të jetë mega hit dhe do të titullohet “Edhe ti”.

Tayna dhe Mozzik nuk e bënë të ditur datën e publikimit, megjithatë menaxheri i Taynës ka dhënë më shumë detaje.

BEE5C027-EDC8-4C49-8188-EEFC5D02F92B-600x396.jpg

Rinor Hykolli ka zbuluar se kënga do të lançohet në fillim të shkurtit.

“Xhirimet për videoklipin që do ta shoqëroj këngën pritet të fillojnë këto ditë.”-ka thënë ndër të tjera ai.

Gjithashtu, menaxheri i reperes zbuloi se Mozzik do të këndojë shqip në këtë bashkëpunim, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta dëgjojmë së fundmi (në gjermanisht).

69406551_1195068600679813_4562668939657609216_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.071389198303223