INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Flet gazetari i Euronews: Intervista e pazakontë me një kryeministër që zhvendosi vëmendjen te pantallonat e tij [VIDEO]

Publikuar më: 14:53 09-08-2019

Prestigjizoja Euronews udhëtoi në Dhërmi për të intervistuar ekskluzivisht kryeministrin Rama i cili ndodhet me pushime në rezidencën qeveritare. Por ajo që duket se mori vëmendje ishte mënyra e veshjes së kreut të qeverisë. Dhe për këtë ka folur vetë gazetari Jack Parrock i cili intervistoi Kryeministrin.

Euronews foli ekskluzivisht me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, por ishte paraqitja e tij e cila bëri përshtypje tek mediet shqiptare.

Ne e pamë gazetarin  Jack Parrock i cili ishte ulur me kryeministrin e Shqipërisë në rezidencën e këtij të fundit, dhe postimi i tij në Instagram, e cila ka shkaktuar reagime në vendin e tij.

Ai shprehet se kjo nuk ishte një intervistë e zakonshme politike që bën.

Ne mund të shkojmë më afër dhe të kuptojmë pse. Ai thotë se nuk ndodh përditë që një kryeministër pret një gazetar zbathur dhe me tuta të shkurtra.

Sidoqoftë fakti që kryeministri e ka pritur gazetarin Jack zbathur ka bërë që shumë media shqiptare të shkruajnë për këtë, duke thënë se gazetari i Euronews ka ironizuar apo ka komentuar veshjen e kryeministrit.

Por si ka reaguar gazetari Jack për këtë takim të kryeministrit? Ja çfarë thotë ai për Euronews:

Shumë media thonë që unë u shokova, disa thonë që unë e prisja që të ndodhte një gjë e tillë, unë nuk kisha ndonjë ide, seriozisht, unë nuk kisha ndonjë ide sesi do të ishte takimi me kryeministrin Rama.

Kryeministri ishte me të shkurtra dhe zbathur, mua mu duk interesante.

Unë nuk kisha qenë kurrë më parë në Shqipëri, unë nuk e di si është media atje, si janë gazetarët, por kryeministri e dinte që ne do të shkonim atje me kamera, do të bënim fotografi dhe ai ishte me të shkurtra, zbathur dhe ishte i veshur shumë sportiv, casual.Ai e dinte që ne do ta publikonim atë, dhe ai e dinte se çfarë impakti kjo do të kishte në shtypin shqiptar.

Fakti që kryeministri që kur u ul të bënte intervistën me gazetarin e dinte që shumë njerëz do ta shikonin këtë intervistë dhe ai ashtu kishte zgjedhur të vishej, kështu që shprehet gazetari i Euronews ju mund ta interpretoni këtë si të dëshironi, por fokusi ishte të diskutohej për të ardhmen e tek e ardhmja e Shqipërisë, disa u fokusuan tek pantallonat e shkurtra të kryeministrit.

Article Logic
Execution time: 0.0019629001617432