Agjenti i Elseid Hysaj e ka deklaruar se lojtari ka tentuar të shkojë te skuadra e Chelseat gjatë verës, megjithatë nëse ai nuk luan rregullisht do të kërkojnë largimin.Hysaj shpesh herë këtë sezon me ardhjen e Carlo Anchelotit në skuadër ka përfunduar në stol, teksa dhe vet agjenti shqiptarit ndihet i pakënaqur me situatën e Hysajt tek Napoli.
"Ai ka mundur të shkojë me Sarrin te Chelsea, mirëpo Ancelotti bllokoi gjithçka. Ai ka thënë publikisht se ka besim në të, megjithate faktet thonë se ai ka luajtur vetëm njëherë në katër ndeshjet e fundit", tha agjenti Hysajt
"Nëse Ancelotti nuk e konsideron Hysaj më si startues, atëherë ne do të mendojmë për largimin", përfundoi agjenti Hysajt.








4 Mar 2026 





