INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FLAVIO

FLAVIO

Publikuar më: 16:27 11-07-2018

Flavio Qarri është një gazetar që prej vitesh punon në mediat kryesore në vend. Pas një shkëputje 3 vjeçare ai rikthehet në ekran nëpërmjet IN TV për të sjellë formatin më dinamik dhe atraktiv në orarin e mëngjesit.

Eksperienca e akumuluar që nga fillimi i rrugëtimit në TVA e më pas në Klan e Top Channel e sjell atë tashmë të pjekur e me eksperiencë për një program të përditshëm dhe prej 3 orësh në transmetim të drejtëpërdrejtë.

Reagimi i publikut ka qënë i menjëhershëm dhe ndërveprimet e shumta e dëshmojnë hapësirën gjithnjë e më të madhe që po merr produksioni i mëngjesit në INTV që përligj dhe emrin "KAFEIN".

Më shumë në këtë kategori: « DAFNE
»
Article Logic
Execution time: 0.0035598278045654