INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flasin ekspertët: Ja çfarë po “e vret” kënaqësinë e çifteve në shtrat

Flasin ekspertët: Ja çfarë po “e vret” kënaqësinë e çifteve në shtrat

Publikuar më: 22:27 07-04-2019

Nëse flasim për gabimin më të shpeshtë që bëjnë çiftet gjatë marrëdhënieve seksuale, mund të mendoni se lidhet me “teknikat” apo pozicionet e gabuara. Në fakt më problematike është mungesa e komunikimit të hapur në shtrat. Bashkë me komunikimin nënkuptohen edhe reagimet, si dhe dëshirat e partnerëve tanë.

Shpesh gjatë aktit seksual injorohet dëshira e partnerit dhe kështu e tërë marrëdhënia rezulton në eksperiencë negative. Edhe pse shumica e njerëzve, mendojnë se gjatë marrëdhënieve seksuale nuk ka vend për bisedë dhe komunikim, terapistët dhe ekspertët nuk pajtohen me këtë, për të vetmen arsye se komunikimi është mëse i rëndësishëm gjatë seksit.

Si mund të dini kërkesat dhe dëshirat e partnerit nëse nuk flisni me njëri-tjetrin, duhet vazhdimisht t’ia tregoni se çfarë dëshironi dhe anasjelltas.

Article Logic
Execution time: 0.0031909942626953