INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fjoralba, Eneda apo Xhemi Shehu, cila është moderatorja e tij e preferuar? Salsano Rrapi i befason të gjithë me zgjedhjen e tij

Fjoralba, Eneda apo Xhemi Shehu, cila është moderatorja e tij e preferuar? Salsano Rrapi i befason të gjithë me zgjedhjen e tij

Publikuar më: 15:31 03-07-2022

Moderatori Salsano Rrapi ka zgjedhur Xhemi Shehun si të preferuarën e tij në moderim, teksa u pyet se kë do zgjidhte mes Fjoralba Ponarit, Eneda Tarifës dhe Xhemit. Me cilën do doje të moderoje gjithmonë Portokallinë?

“Fjoralbën e dua shumë. Por unë e kam thënë gjithmonë që dashurinë për të prezantuar e kam me Xhemi Shehun”, është shprehur Salsano Rrapi.

Salsano Rrapi duke iu përgjigjur pyetjes se cili nga aktorët e larguar nga Portokalli do donte që të rikthehej, ka zgjedhur Erion Isain dhe Bes Kallakun. Ndërsa pyetjes se kush nuk do donte të rikthehej Salsano zgjodhi të mos përgjigjej duke thënë që në mendje ka vetëm një emër.

Kujtojmë që largimi më i bujshëm ishte ai i aktorit Flor Binaj, për të cilin moderatori nuk bëri asnjë koment .

Article Logic
Execution time: 0.0034711360931396