INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fjolla Morina e lidhur me ish-in e Morena Tarakut, miliarderin iranian? Reagon këngëtarja, shihni çfarë thotë [VIDEO]

Fjolla Morina e lidhur me ish-in e Morena Tarakut, miliarderin iranian? Reagon këngëtarja, shihni çfarë thotë [VIDEO]

Publikuar më: 20:39 05-10-2018

Lajmi për vizitën në Kosovë të biznesmenit nga Teherani, Sasha Sobhani, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, veçanërisht pasi ai ishte ndarë nga bukuroshja shqiptare, Morena Taraku.

Pasi kjo e fundit tha se ish-i i saj ishte “gay”, Sobhani e ka mohuar në çdo mënyrë të mundshme këtë deklaratë.

Ai publikon vazhdimisht foto dhe video duke festuar mes femrave dhe këtë herë, duket se ia ka vënë syrin këngëtares shqiptare. Në Kosovë, Sasha u shoqërua nga këngëtarja Fjolla Morina, me të cilën kaloi një natë fantastike në një klub.

Në videon e postuar në Instagram nga Sasha, shihet se ata janë argëtuar pranë njëri-tjetrit nën shoqërinë e muzikës. E menjëherë te fansat u krijua përshtypja se ata mund të kenë diçka më shumë se shoqëria dhe për të mos krijuar iluzione të pavërteta, ka reaguar Fjolla Morina.

E kontaktuar nga lajmi.net, Fjolla ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se Sashën e ka shok dhe e ka takuar takuar rastësisht në një klub nate në Prishtinë.

fjoll from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.00364089012146