“Kujdesuni për unazën time të martesës”, ishin këto fjalët e para të Alan Ruschel, një ndër të mbijetuarit në tragjedinë e Kolumbisë
Sipas asaj që raporton agjencia e lajmeve “Reuters”, numri i viktimave në rrëzimin e aeroplanit me lojtarë të skuadrës së Brazilit, Chapecoense, ka shkuar në 76 dhe vetëm gjashtë kanë shpëtuar.
Në mesin e disa lojtarëve të shpëtuar, është edhe 27-vjeçari i huazuar nga Internacional, Alan Ruschel, i cili sipas mediave botërore u dërgua në spital me vetëdije.
“Kujdesuni për unazën time të martesës. Informoni familjen time se jam mirë dhe së shpejti do të jem në shtëpi”, tha Alan Ruschel.








27 Jan 2026 





