INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fitorja e pare për Panuccin, kuqezinjtë triumfojnë ndaj Lihtenshtejn

Fitorja e pare për Panuccin, kuqezinjtë triumfojnë ndaj Lihtenshtejn

Publikuar më: 20:37 02-09-2017

Trajneri i ri i kombëtares Christian Panucci e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën e tij në stolin e kuqezinjve.

Kombëtarja ka fituar sot me rezultatin e pastër 2-0. Golat janë shënuar në pjesën e dytë nga Odise Roshi dhe kapiteni Ansi Agolli. Një ndeshje pa histori ku kombëtarja jonë ka dominuar për të 90-të minutat e lojës. Me 3 pikët e grumbulluara nga djemtë në Elbasan Arena, Shqipëria është ngjitur në vendin e tretë, në kuotën e 12 pikëve. Një ogur i mirë për trajnerin e ri italian që bën të shpresojmë për vazhdimin pozitiv të aventurës së tij në krye të kuqezinjve.

Article Logic
Execution time: 0.0034959316253662