INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fitorja e parë e Veliajt me gjyqësorin. Shtyhet gjyqi për 17 katëshin...

Fitorja e parë e Veliajt me gjyqësorin. Shtyhet gjyqi për 17 katëshin...

Publikuar më: 12:54 11-05-2016

Protesa e iniciuar nga Erjon Veliaj me sa duket morri rezultat paraprak pozitiv. Gjykata Administrative e Apelit ka shtyrë për në 13 maj gjyqin për ndërtimin 17 katësh tek diga pranë Liqenit Artificial. Më herët drejtues të bashkisë, deputetë të majtë dhe qytetarë kanë protestuar për më shumë se një orë para godinës së gjykatës.

Menjëherë pas këtij vendimi, reagoi në Twitter edhe kryebashkiaku Veliaj, i cili tha se fituam betejën e parë, por jo luftën.

Ja ç’shkruan:
“Mirënjohje të gjithëve nga zemra, fituam betejen e parë, por jo luftën! Do vazhdojmë gjer në fund, bashkë, për Tiranën, që ndryshon çdo ditë.”

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996