Mesa duket Dua Lipa ka hasur jo pak vështirësi gjatë karierrës së saj si këngëtare.
Këtë e themi pasi nuk është e lehtë të ndjekësh pasionin tënd, kur që në vogëli të thonë se ti nuk ke zë për këngëtare.
Sipas asaj që shkruan “KultPlus”, kjo histori është e shkëputur nga intervista që këngëtarja ka dhënë për “New York Magazine”.
Mësuesit në Kosovë i kishin thënë se nuk ka zë, dhe po sipas kësaj interviste, një mësuese kishte shkuar aq larg sa atëherë i kishte thënë se ajo nuk mund të arrij notat e larta dhe këndimi nuk është për të.
Tashmë Dua ja ka arritur që të korrë suksese të padiskutueshme në karierrën e saj. Ajo ka fituar dy çmime “Grammy”, si edhe një në “Brit Awards”. Ajo është gjithashtu një nga këngëtaret më të dëgjuara në vitin që lamë pas sipas Spotify.








23 Oct 2025 





