INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Fino alla Fine’’, Edi Rama prezanton blerjen e re të Juventus në qeverinë e tij

‘’Fino alla Fine’’, Edi Rama prezanton blerjen e re të Juventus në qeverinë e tij

Publikuar më: 18:57 17-01-2019

Përveç se kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama është një tifoz i deklaruar i ekipit të Juventus dhe këtë e ka shprehur shpesh nëpër fushata, fjalime dhe me takimet që ka bërë me Cristiano Ronaldon dhe drejtues të ekipit bardhezi.

Kryeministri tashmë kabinetin e tij të ri të ministrave e trajton si një skuadër futbolli. Në këtë mënyrë ai ka prezantuar atë që mund të quhet blerja më e bujshme e kësaj merkatoje dimri zv.kryeministrin e ri Erjon Braçe.

Rama përmes një fotoje të postuar në rrjetin social “Instagram”, ka zbuluar kështu “blerjen” me të re duke shkruar “Fino alla Fine”. Kujtojmë që kreu i qeverisë shquhet për gjetje të tilla që nuk nguron t’i ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

edirama.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033578872680664