INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Financial Times” reportazh për Bjeshkët e Namuna

“Financial Times” reportazh për Bjeshkët e Namuna

Publikuar më: 13:12 05-09-2017

Prestigjiozja “Financial Times”, i ka kushtuar një reportazh malësisë shqiptare, e më konkretisht Bjeshkëve të Namunave. Në reportazhin e gjatë më shumë se 4 minuta, gazetari Martin Fletcher, shkruan se ishte pikërisht emri i Bjeshkëve të Namuna ai që e tërhoqi të vizitonte këtë vend. Fletcher zgjodhi të qëndrojë për një javë në malësi, ku shijoj gjithçka, natyrën, ushqimin por dhe takimet me banorët e zonës.
Martin Fletcher:
“Në fillim të verës së këtij viti kalova një javë duke ecur nëpër disa pjesë të kësaj gjurme dhe mbeta krejt i magjepsur. U ngjita në maje prej 2500 metrash, me pamje mahnitëse. Notova në liqene ngjyrë gurkali akull të ftohtë. Fjeta në shtëpitë e fshatarëve, piva nga rakia e kumbullës që e kishin bërë vetë ata, si dhe hëngra mish e djathë, gjizë, bukë dhe sallat të cilat i prodhonin vetë”.
Gjurmët e Kanunit ndihen ende në malësi, e kjo më shumë për mikpritjen se sa për gjakmarrjen thotë gazetari i prestigjiozes “Financial Times”.
Martin Fletcher
“Kanuni zbatohet ende në Shqipëri, por sidomos në traditën e mikpritjes, edhe pse gjakmarrja vazhdon të praktikohet. Por kjo ndodh shume radhë dhe është një fenomen i izoluar në shumë pak zona në veri të Shqipërisë”.
E pasi qëndroi dhe shijoj mrekullitë ë natyrë gazetari ka një tjetër emër për bjekët shqiptare.
Martin Fletcher”
“Nuk e zbulova kurrë pse këto male pothuajse aspak të njohura quhen të “mallkuara”, por fatmirësisht tani kjo nofkë duke e vjetruar. “Të bekuara” do të ishte më e përshtatshme”

 

Article Logic
Execution time: 0.004019021987915