INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Filmonte veten, e vrasin ndërsa videoja shfaqej drejtpërdrejt në “Facebook”

Publikuar më: 10:32 01-04-2016
Një burrë ka filmuar vdekjen e vet gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në “Facebook”. Viktima po filmonte me celularin e tij dhe pamjet shfaqeshin drejtpërdrejt në “Facebook”, por në një moment dëgjohet një krismë dhe celulari bie në tokë. Viktima 31 vjeçar, nga Çikago, në lagjen West Inglewood, goditet disa herë me armë nga një bandë. Policia ka arritur shpejtë në vendin e ngjarjes dhe e dërgon viktimën në spital. Gjithashtu policia ka raportuar se viktima ishte anëtarë i një bande. Pasi telefoni i tij bie në tokë, shihet një person tjetër që afrohet mbi trupin e viktimës.
Article Logic
Execution time: 0.00325608253479