INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Filmi ikonë i viteve 80' rikthehet me kast yjesh!

Filmi ikonë i viteve 80' rikthehet me kast yjesh!

Publikuar më: 10:45 01-04-2016

Pas “Bettlejuice”, një tjetër film kult ng e kaluara, saktësisht vitet 80’, do të rikthehet në ekranin e madh me vazhdimin, 34 vjet pas daljes së filmit të parë.

Bëhet fjalë për një nga ikonat e thrillerave fantastiko-shkencorë, “Blade Runner”, i cili do të realizojë rikthimin e madh me një kast yjesh. Ishte konfirmuar më parë prezenca e protagonistit të madh të filmit të parë në vitin 1982, Harrison Ford, si dhe rekrutimi i Ryan Gosling. Tashmë është bërë zyrtar dhe një tjetër emër me peshë, ylli i serialit House of Cards, Robin Wright.

Projekti i shumëpritur nga fansat do të realizohet nën udhëheqjen e regjisorit Denis Villeneuve. Filmi, të cilit ende nuk i është dhënë një titull, është i programuar për të dalë në janar të vitit 2018 dhe bazohet në një histori të shkruar nga Hampton Fancher dhe Ridley Scott. Ky i fundit, i cili është nominuar për Oscar si regjisor i filmit “Gladiator”, do të jetë pjesë e filmit si producent.

Article Logic
Execution time: 0.0035400390625