INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fifi zyrtarizon lidhjen e saj, zgjedh të ndjekë në rrjetet sociale vetëm njeriun që i ka marrë zemrën

Fifi zyrtarizon lidhjen e saj, zgjedh të ndjekë në rrjetet sociale vetëm njeriun që i ka marrë zemrën

Publikuar më: 13:25 24-10-2020

Një postim i vetëm i këngëtares së njohur, Filloreta Raçi, disa muaj më parë, bëri që të gjithë sytë të ktheheshin nga jeta private e saj.

“Krej cfarë dua në jetë është vëmendja jote dhe vetëm e jotja. Nëse duhet me luftu ka me luftu. Nëse duhet me u çmend ka me u çmend. Nëse duhet me u bë palaço kam me u bo palaço. Me të pa tu kesh, krejt i boj. Ama dorë nga ty nuk heq dot kollaj”, shkruajti Fifi në një prej postimeve ku etiketoi dhe personin që dukej se i kishte marrë zemrën.

Pas këtij momenti e ftuar në ‘Në kurthin e Piter Pan’, Fifi tregoi se vetizolimin e kishte kaluar me shoqen e saj, pasi i dashuri ndodhej larg.

Pas një sërë aludimesh rreth jetës së saj private, së fundmi këngëtarja ka vendosur të konfirmojë lidhjen e dashurisë qartazi për të gjithë. Ajo ka vendosur që në llogarinë e saj të ndjekë vetëm djalin të cilin e etiketoi dhe në postimin në ‘Instastory’, i quajtur Xhuljo.

Siç duket këngëtarja ka vendosur ta bëjë publike këtë lidhje edhe në syrin e ndjekësve dhe mediave tashmë./revistawho.com

122387415_494584304833896_8837500681761025275_n-236x400.jpg122488711_416602056399236_8275723994116063102_n-300x164.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032119750976562