INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fifi zbulon bashkëpunimin e rradhës me yllin shqiptar dhe sapo 'u vulos' do jetë HIT!

Fifi zbulon bashkëpunimin e rradhës me yllin shqiptar dhe sapo 'u vulos' do jetë HIT!

Publikuar më: 15:26 04-08-2020

E pyetur nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale se kur do ta sjellë hitin e radhës, Fifi ka zbuluar se në muajt e ardhshëm do të vijë me një bashkëpunim të ri muzikor.

“Hiti i radhës që e di sigurt që është hit del në tetor apo jo kusho @ermalfejzullahu”, ka shkruar Filloreta krah postimit në ‘Instastory’, të cilin e ka ndarë edhe Ermali.

Siç duket dyshja e artistëve janë bërë bashkë për këtë projekt të ri, detajet e të cilit i kanë lënë ende të pazbuluara.

Kujtojmë se bashkëpunimi i fundit i Fifit ishte ai me Young Zerkën me këngën ‘Pa gajle’, e cila u kthye në një hit menjëherë.

10A36D97-C501-488C-8B2D-19EF418F24AB-225x400.png

Kujtojmë se në një intervistë për gazetaren Irini Meçe, Ermali foli edhe për lajmin që qarkullonte, për një bashkëpunim me këngëtaren Fifi, këngëtari nuk e kundërshtoi, ndërsa u shpreh i gatshëm, për realizimin e një kënge.

Epo me siguri do jetë super HIT!

Article Logic
Execution time: 0.0036602020263672