INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fifi sqaron zërat në lidhje me prishjen e miqësisë me Kidën

Fifi sqaron zërat në lidhje me prishjen e miqësisë me Kidën

Publikuar më: 17:30 16-04-2021

Në seksionin e pyetjeve dhe përgjigjeve, në llogarinë e saj në Instagram këngëtarja Fifi ka sqaruar disa zëra që qarkullojnë në lidhje me disa miqësi të sajat që ndjekësit kanë vënë re që ajo si ka më.

Bëhet fjalë për raportin e saj dhe Kidës, të cilat prej kohësh nuk janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës.

“A flet me Kidën, sepse të gjithë thonë që i keni të këqija raportet”- e pyet dikush, ndërsa Fifi ia kthen menjëherë:

“Thuaja zemër”- duke etiketuar Kidën e duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre në fakt është shumë e mirë.

Në rrjet u përfol edhe për një zënkë mes Fifi dhe Luana Vjollcës, por Fifi u dha fund aludimeve duke hedhur poshtë fjalët lart e poshtë pasi nuk janë zënë. 

Article Logic
Execution time: 0.0031511783599854