INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FIFA shpall 3 lojtarët në garë për titullin “Futbollisti më i mirë i vitit” [FOTO]

FIFA shpall 3 lojtarët në garë për titullin “Futbollisti më i mirë i vitit” [FOTO]

Publikuar më: 19:45 02-12-2016

Pritej që lista të ishte e tillë! Mes 23 kandidatëve të shpallur më 4 nëntor, FIFA ka zgjedhur 3 finalistët për çmimin “The Best FIFA Men’s Player Award”. Janë pikërisht Cristiano Ronaldo, Antoine Griezmann dhe Leo Messi që do jenë përballë njëri-tjetrin për këtë çmim me të cilin “FIFA” rivalizon “Topin e Artë”.

Sikurse treshja finaliste, edhe fituesi do të përzgjidhet nga një votim i kombinuar, ku gjysmën e peshën e zënë kapitenët dhe trajnerët e kombëtareve anëtare të FIFA-s, kurse gjysma tjetër do të ndahet mes votave të publikut dhe atyre të mbi 200 gazetarëve nga mbarë bota.

Article Logic
Execution time: 0.0032210350036621