INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fier, arrestohen 4 persona, iu gjetën euro të falsifikuara

Fier, arrestohen 4 persona, iu gjetën euro të falsifikuara

Publikuar më: 13:13 05-02-2019

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar 'Kartmonedha' në përfundim të së cilit u arrestuan 4 persona dhe u sekuestruan 3000 euro.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit G.F, 26 vjeç, A.Sh, 35 vjeç, E.G, 31 vjeçe dhe E.Z, 34 vjeç, banues në Memaliaj, Tepelenë.

Arresimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur "Rreth rrotullimi i parkut" Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "Volksëagen" me të cilin po udhëtonin, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 6 kartmonedhash me vlerë 3000 euro, me të njëjtin numër serie të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetim të metejshëm në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale "Falsifikimi i monedhave i kryer në bashkëpunim".

Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441