INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Festë e çmendur në Francë, 2 viktima dhe disa të plagosur! [FOTO]

Festë e çmendur në Francë, 2 viktima dhe disa të plagosur! [FOTO]

Publikuar më: 09:16 16-07-2018

Pasditen e djeshme ka përfunduar gjithçka nga ky Botëror, dhe sigurisht Franca arriti të shpallej kampione e botës pas 20 vitesh, teksa mposhti Kroacinë në finale me rezultatin 4-2.

Dy nga golat e shënuar kanë qënë 1autogol dhe 1 penallti.

Sigurisht kjo fitore historike e Francës nuk mund të mbetej pa festuar ne rrugët e kryeqytetit francez, por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhej.

\"franca_6.jpg\"


Disa persona kanë prishur festën në rrugët e kryeqytetit francez, teksa kanë shkaktuar trazira. Rrëmuja nisi me hedhjen e gurëve dhe sendeve të tjera të forta ndaj vitrinave të dyqaneve.

Raportohet se ka pasur përleshje ku kanë mbetur të plagosur disa persona.

Policia ka boshatisur me gaz lotsjellës Champs-Elizenë. 30 të rinj u ndaluan nga policia pasi grabitën një dyqan shampanje dhe vere në Elize. Rreth 110 mijë policë kanë qenë të mobilizuar nga Ministria e Brendshme për të shmangur trazirat në rrugët e qyteteve franceze.

Ngjarjet më të rënda u regjistruan në Anesi. Një 50-vjeçar humbi jetën pasi ra në një kanal, ku gjithsesi niveli i ujit nuk ishte shumë i lart. Në Seint-Feliks një tjetër person vdiq në një aksident me makinë, ndërsa po festonte fitoren e përfaqësueses së Deshamp. Ndërkohë, dy fëmijë të moshës 3 dhe 6 vjeç janë në gjendje të rëndë, pasi u shtypën nga një motor.

\"franca_3.jpg\"

\"franca_2.jpg\"

\"franca_1.jpg\"

\"franca_4.jpg\"