INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festat e fundvitit,  fluks udhëtarësh në doganën e Kapshticës dhe të Kakavijës

Festat e fundvitit, fluks udhëtarësh në doganën e Kapshticës dhe të Kakavijës

Publikuar më: 18:03 23-12-2018

Festa e Krishtlindjes, por edhe afrimi i Vitit të Ri, ka shtuar fluks në pikat e kalimit Kufitar në Kakavijë dhe në Kapshticë. Shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi janë rikthyer në vend, për të qenë pranë familjeve të tyre. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Kufirit dhe Migracionit, gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë plot 6896 shtetas shqiptarë edhe të huaj, ndërkohë që kanë dalë 2793 të tjerë. Megjithëse për të përballuiar fluksin e madh doganat po punojnë me 7 sportele, 4 në hyrje dhe 3 në dalje, përsëri janë krijuar radhë të gjata. E njëjta situatë fluksi paraqitet edhe në doganën e Kakavijës, ku 8650 shtetas dhe 2200 automjete kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 3400 shtetas kanë dalë. Autoritetet doganore kanë punuar me 5 sportele në hyrje për të përballuar fluksin.

Article Logic
Execution time: 0.0039670467376709