INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festa e Halloween “zbarkon” në Shtëpinë e Bardhë…[FOTO]

Festa e Halloween “zbarkon” në Shtëpinë e Bardhë…[FOTO]

Publikuar më: 15:05 31-10-2017

E cilësuar si një ndër festat më popullore në SHBA, festa e Halloween nuk kishte si të mungonte në Shtëpinë e Bardhë.

Fëmijë, familje ushtarakësh dhe grupe rinore kanë mbushur Shtëpinë e Bardhë me maska dhe kostume festash.

Çifit presidencial, Donald dhe Melania Trump shpërndanë ëmbëlsira hallouini dhe pozuan në foto me fëmijët.

Një T-rex i madh dhe një skelet që mbante mbi kokë kapelën me mbishkrimin “Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, ishin dy kostumet më të spikatura.

Shtëpia e Bardhë ndërkohë ishte mbushur me rrjeta merimangash, lakuriqë nate dhe merimanga të mëdha të zeza që vareshin nga kollonat.

Një tapet portokalli zëvendësoi atë të kuq dhe kunguj dekorativë zbukuronin hyrjen.

Jeff Sessions dhe sekretarja për shtypin e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabe Sanders ishte e pranishme në pritje, bashkë me të shoqin dhe tre fëmijët.

Mesa duket "Shtëpia e Politikës" ka marrë një pamje shumë festive ditën e sotme.

 

mtyd.jpg

 

ghf.jpg

 

zjthja.jpg

hyf.png

egft.jpg

strjstr.jpg

zrdgaer.jpg

zaerhaer.png

erhaerh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383