INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ferri’ në Athinë, njerëzit zhyten me vrap në det…[VIDEO]

“Ferri’ në Athinë, njerëzit zhyten me vrap në det…[VIDEO]

Publikuar më: 12:32 29-07-2018

Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga zjarri apokaliptik i cili gjunjëzoni zonën e Atikës në Athinë pamje të tjera tronditëse vijnë nga dita e ferrit.

Njerëz të tmerruar që vrapojnë drejt detit për t’i shpëtuar flakëve. Nëna që mbajnë në krahë fëmijët të rinj, të moshuar qëndrojnë në ujë teksa flakët shkrumbojnë çdo gjë që ata shohin.

Skena të pabesueshme ka publikuar një grua në rrjetin Facebook, teksa shihen njerëzit duke hyrë në det. Ata duken të tmerruar.

Elia Kallia ka filmuar dhjetëra persona të cilët ndodhen në det dhe mbajnë në krahë fëmijët e tyre, të tjerë edhe kafshë për t’i shpëtuar nga zjarri.

“Ne përjetuam ferrin dhe vdekjen. Ju lutem ripublikoni fotot për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë të tyret. Komentet nuk janë të nevojshme”, shkruan ajo në Facebook.

Nga zjarri në Athinë kanë humbur jetën të paktëm 87 persona, me qindra të plagosur teksa vijojnë edhe kërkimet për të humburit. Ndërsa zona tashmë i ngjan ngjason më shumë një vendi të denjë për një film të frikshëm ku kryefjalë është hiri.

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836