INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Ferri’ i Matit. 2 binjaket dhe gjyshërit e tyre nuk ja dolën dot. Të katërt u gjetën të përqafuar [VIDEO]

‘Ferri’ i Matit. 2 binjaket dhe gjyshërit e tyre nuk ja dolën dot. Të katërt u gjetën të përqafuar [VIDEO]

Publikuar më: 09:09 28-07-2018

Dy binjaket e zhdukura nga zjarri masiv i disa ditëve më parë që shkrumboi zonën e Matit  në Athinë janë gjetur të vdekura së bashku me dy gjyshërit e tyre.  Trupat e të katërve u gjetën të premten vonë. Lajmi u konfirmua nga një mik i familjes me një postim në mediat sociale, shkruan Greek Reporter. Trupat u gjetën të shkrumbuar në një skenë të tmerrshme, ndërsa miku i familjes Angelos Kontos shkruajti në Facebook: “Epilogu i shkruar. Të katër u gjetën të përqafuar. As vdekja nuk mundi t’i ndajë ata”. 

vajzat.jpg

Vajzat u zhdukën të hënën në ngjarjen apokaliptike ku Mati u përpi nga flakët. Vajzat e moshës 9-vjeçare ishin me gjyshërit e tyre. Babi i binjakeve Yiannis Filipopoulos i kërkoi nëpër spitale, stacione policore dhe zjarrfikëse e po kështu bëri dhe një apel prekës përmes ekranit të televizioneve greke. Ai tha se në një prej televizioneve kishte parë që vajzat e tij të mitura u shpëtuan nga një anije në Rafinë, dhe më pas u transportuan në tokë. Por më pas çifti tjetër deklaroi se vajzat që shfaqen në televizion ishin fëmijët e tyre.  Të paktën 91 persona kanë humbur jetën nga zjarret, sipas medies greke.

Article Logic
Execution time: 0.0035672187805176