INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fermerët punojnë në kushte PRIMITIVE/Po kjo s’pengon vendin tonë të jetë i pari në Europë për…

Fermerët punojnë në kushte PRIMITIVE/Po kjo s’pengon vendin tonë të jetë i pari në Europë për…

Publikuar më: 11:20 09-04-2019

Kushtet në të cilat punojnë fermerët shqiptarë janë të niveleve primitive. Për pasojë Shqipëria nuk plotëson as 50% të nevojave të konsumit të brendshëm me prodhime bujqësore. Po nga ana tjetër kjo situatë nuk ka penguar vendin tonë që në sektorin e bujqësisë të ketë peshën më të lartë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto në Europë.
Nëse i referohemi të dhënave të Bankës Botërore bujqësia zë 19% të PBB me një diferencë prej 10 pikë përqindje me Kosovën si vendi i dytë me peshën më të lartë të bujqësisë në Europë. Pesha e bujqësisë në ekonominë shqiptare është 6 herë më e lartë se mesatarja e Europës dhe trefishi i mesatares rajonale.
Në Maqedoni, bujqësia zuri 7.9% të PBB-së, në Malin e Zi 6.8%, në Turqi 6.1%, në Serbi 6%, në Bosnjë 5.6% dhe në Kosovë 9.1%. Pesha e sektorit vjen gjithnjë e në ulje në vendet e Europës ku pesha e bujqësisë luhatet mes 0.5 deri në 3% të PBB-së.
Shqipëria u rendit 36-ta në botë për peshën e lartë të bujqësisë në ekonomi, në krah të vendeve afrikane.

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877