INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fergie largohet nga

Fergie largohet nga "Black Eyed Peas", ja kush do e zëvendësojë [VIDEO]

Publikuar më: 16:06 05-06-2017

Kjo ishte një fundjavë mjaft konfuze për “Black Eyed Peas” dhe fansat e tyre, pasi këngëtarja Fergie ka lënë grupin.

Fergie kishte 15 vjet e cila performonte me grupin në fjalë dhe për fansat ishte tronditëse ky lajm.

Lajmi u bë i ditur nga producenti i “The Black Eyed Peas”, Will.I.Am, i cili ka konfirmuar se këngëtarja është larguar nga grupi. 42 vjeçarja, emri i së cilës është Stacy Ann Ferguson ka qenë pjesë e “Black Eyed Peas" që në vitin 2002.

Repperi Willi.i.am ka konfirmuar se :“Ajo punon aktualisht në projektin e saj solo, ndërsa ne po përgatitemi të festojmë 20 vjetorin e grupit. Ne jemi krenarë që ajo ka etikën e saj, por grupi jonë po ecën përpara me projetin e ri të quajtur “Master of the sun”, ka deklaruar Will.I.Am duke shtuar se këngëtarja vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e grupit”.

Më tej, ai ka shtuar se projekti i tyre më i ri do të përfshijë Nicole Scherzinger , yllin e “Pussycat Dolls”. Detaje rreth përfshirjes së saj në grup ende nuk i dimë...

1476027527.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038161277770996